Përshkrimi
Përmbledhja me tregime “Djegia” e Srđan Srdić e forcon pozitën e tij si një prej prozatorëve më të mirë serbë dhe jo vetëm. Nëntë historitë e librit e vendosin lexuesin përballë brendisë së përditshmërisë ku, diku në provincë, takohet në formën më radikale me mungesën e shpresës dhe dëshpërimin e tranzicionit të pafundmë ballkanik. I përkushtuar ndaj angazhimit shoqëror dhe rrengjeve narrative, gjuhësisht, Srdić-i ia del ta shpërbëjë të tashmen në banalitete të pafundme, qoftë liberale, ashtu edhe konservative, me të cilat jemi lodhur prej vitesh, deri në atë pikë sa të mos e dallojmë dot më thellësinë e mugëtirës brenda së cilës jetojmë. Historitë e Srdić-it janë gjuhësisht të përkryera dhe autenticiteti u dallohet në mënyrë emblematike. Largësia ironike që Srdić-i përdor për të folur rreth personazheve të tij që shpeshherë janë të margjinalizuara nga shoqëeria dhe në raport krejt të çrregullt me përyshpjen që kanë ndaj vetes, kombinuar me një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajeve, ndërlidhjeve dhe një numri të madh referencash ndërtekstuale, e bëjnë këtë përmbledhje me tregime një kryevepër të përnjëmendtë, e cila, pa bërë asnjë kompromis, hedh dritë në aspektet e çuditshme të jetës bashkëkohore.



