Histori njerëzish të zakonshëm

L900

nga Ylljet Aliçka

Kategoritë: , SKU: 9789928391728 Etiketë:

Përshkrimi

“I distancuar në dukje, Aliçka shenjon momentet e mëdha të periudhës në të cilën u përfshinë shqiptarët. Dalim gati të rraskapitur nga leximi i romanit”.

Jean-Paul Champseix, “En attendant Nadeau”, Francë

 

“Një komedi alla italiane. Tek e lexoj, më duket sikur i ka shkruar Age & Scarpelli, apo diçka më i hidhur se Mario Monicelli”.

Goffredo Fofi, “Internazionale.it”

 

“I kam lexuar tregimet e Aliçkës me vëmendje të lartë dhe emocion. Bëhet fjalë  për një nivel letërsie sipërore”.

Ryszard Kapuscinski, Poloni

 

“Nën groteskun e kapur me elegancë nga autori, shqiptarët na shfaqen krejt natyrshëm në tregimet e tij”.

Hans Georg Hermann, “Frankfurter Allgemeine Zeitung”

 

“Cili nerv mbizotëron te historitë e Aliçkës: realizmi mbi humorin apo humori mbi realizmin, një kronikan i diktaturës apo shkrimtar që synon të çarmatosë të tashmen?”

Michail Tabacynskij, “Underground Magazine”, Warsaw

 

“Ashtu si dhe në tregimet e Heminguejit, më shumë se përshkrimi i emocioneve, në librat e tij mbizotëron dialogu, e befasishmja, racionalja”.

Filip Šimeček, “Cultura.cz”

 

“Humori i tij nënvizon një absurd që të lë pa mend. Parullat me gurë kanë një frymë oruelliane që tingëllon e vërtetë në përvojat ballkanike”.

Heather MacNeill, “Fringe Magazine”, Chicago