Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Letra grues seme të vdekun

 7.50

Vetmitë e shkaktuara prej vdekjes janë të njohura në art, por këtu është fjala për vetminë tragjike të një bashkëshorti. Është kjo, ndoshta, një nga arsyet përse ky libër, pavarësisht nga botimet e munguara të tij, qëndron në kujtesën e disa brezave të lexuesit shqiptar, si një himn i rrallë për gruan.
– Ismail Kadare

Categories: , Product ID: 3817

Description

GJOVALIN GJADRI (Shkodër 1898 – Tiranë 1974), kreu gjimnazin dhe studimet liceale në Krems (Austri), ndërsa më vonë u diplomua inxhinier ndërtimi në Vjenë.
Ky libër, që vjen për herë të parë në gjuhën shqipe në një përkthim të plotë të Ardian Ndrecës, është shkruar dhe botuar në Tiranë në gjuhën gjermane në vitin 1943.
Libri i kushtohet kujtimit të gruas së tij të vdekur dhe përbën dëshminë tejet prekëse të një dashurie tragjike që mbart mbi vete fatalitetin e kohës në të cilën u përjetua. Mund të themi se stili unik i të shkruarit, ndjeshmëria e pazakontë njerëzore e Autorit si dhe përmbajtja e thellë filozofike, bëjnë që Gjovalin Gjadri të hyjë në aradhën e shkrimtarëve filozofë shqiptarë që kanë shkruar në gjuhë të huaj.