Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Letër Dylqinjës

 8.00

Një ftesë për një lexim ndryshe të letërsisë. Libri i Agim Baçit, i njohur si gazetar, kritik por dhe si tregimtar e novelist, vjen me 18 letra drejtuar perso- nazheve të përbotshme të letërsisë, si Don Kishotit, Shvejkut, Çiçikovit, Ana Kareninës, Madamë Bovarisë, Odiseut, Tom Sojerit, Brutit apo edhe autorëve si Cvjag dhe Milan Kundera. Eshtë një këndvështrim origjinal, ku janë përshkruar aq letra dhe sa dhe përgjigje, ku autori ka tentuar t’i përshtasë me stilet e autorëve. E nëse letrat janë të gjitha të nënshkruara nga autori i këtij libri, përgjigjet janë “firmosur” herë nga personazhet e herë nga autorët.
Letrat janë një gjetje origjinale në dhënien e këndvështrimeve të leximeve. Por padyshim që mund të lexohen edhe si letërsi e, herë-herë, edhe si sprovë.
Lexuesi ftohet të ketë lupën e tij të leximit për personazhe që kanë zënë vend në miliona biblioteka në botë, në qindra vite.
Personazhet dhe autorët të cilëve iu është “drejtuar” Baçi, shoqërohen me ilustrimet e Bujar Kapexhiut, duke i dhënë librit një dimension jo vetëm imagjinar në lexim.
Category: Product ID: 1880

Description

Agim Baçi lindi më 14 shtator 1971 në Shijak. Më 1989 përfundon gjimnazin “Naim Frashëri” në Durrës. Më 1996 përfundon studimet në fakultetin “Histori-Filiologji”, dega Gjuhë-Letërsi, në Universitetin e Tiranës, dhe po aty, më 2008 përfundon studimet Master. Më 2011 nis studimet si doktorant në QSA, me temën “Karuseli sociologjik te vepra e I. Kadaresë”. Prej vitit 2010 është pedagog i lëndës “Psikologji leximi” në Universitetin Publik.
Më 1993 boton librin e parë poezi, “Ag”. Më 2003 boton novelën “Gabime të domosdoshme”, Onufri. Më 2013 boton librin “Përse e sollën Doruntinën?”/ Përsiatje antopologji-sogjilogjike mbi veprat “Prilli i Thyer” dhe “Kush e Solli Doru- ntinën” të Ismail Kadaresë (Onufri)
Prej vitit 1992 boton në shtypin shqiptare. Aktualisht boton opinione në gazetën “Panorama”. Nga tetori 2014 bashkëthemelues i emisionit “Mbi libra” me Blendi Salajn në Club FM, TV Radio (100.4). Nga viti 2014 mban “Këndin e Kritikes” në suplementin e së shtunës në gazetën “Mapo”.
Është fituesi i Çmimit të Parë, “Don Kishoti në Letërsi”, për esenë më të mirë, viti 2008, akorduar nga Ambasada Spanjolle në Tiranë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Letërsisë.