Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017
7_ANTONI_DHE_KLEOPATRA__COVER__PAPERBACK

Antoni dhe Kleopatra

 6.50

Përkthyer nga Alqi Kristo
ISBN 978-99943-42-36-5
Hardcover

Categories: , Tag: Product ID: 2186

Product Description

Antoni dhe Kleopatra është një nga tragjeditë më të njohura të Shekspirit. E shkruar rreth dhjetë vjet pas Jul Cezarit, kjo tragjedi përshkruan ngjarje dhe individë të vërtetë të historisë romake, por ndryshe nga Jul Cezari, ajo paraqet edhe historinë e dashurisë së personazheve prej të cilëve ka marrë edhe emrin tragjedia. Për sfondin historik, subjektin dhe detajet intime të lidhjes ndërmjet gjeneralit romak, Antonit, dhe mbretëreshës egjiptiane, Kleopatrës, Shekspiri shfrytëzoi veprën “Jetët” të Plutarkut. Dhe, në të vërtetë, përshkrimi i Kleopatrës në anijen e saj, i prezantuar nga personazhi Enobarbi është një përkthim pothuajse i fjalëpërfjalshëm i një pasazhi të Plutarkut. Me Antonin, Kleopatrën dhe Jul Cezarin, Shekspiri paraqet karaktere më të ndërlikuara se ato jetësore dhe tri figura që përmbajnë statusin “tokësor” si sundues të botës dhe të instrumenteve të fatit të saj. Antoni dhe Kleopatra dallohet si një nga pjesët më poetike të Shekspirit. Por, gjithashtu, është vlerësuar si një dramë e vështirë për mënyrën se si paraqet pasigurinë dhe kontradiktat e jetës, pa siguruar përgjigje të qarta apo të përshtatshme për to. Dy dashnorët e paraqitur në dramë mund të jenë drejtues të njerëzve, por ata janë në fund të fundit, thjesht qenie njerëzore e sigurisht të papërsosura dhe jo të përjetshme.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Antoni dhe Kleopatra”

Your email address will not be published. Required fields are marked *