Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Arti si mëkat

 4.00

Ka dy fate artistësh. Një palë lindin dhe rriten në shtëpi ku arti ka hyrë, ndërkaq: biblioteka është plot me libra, pasditeve nëna luan në piano ose emta pikturon, pasdarkeve miqtë flasin për letërsinë, artet dhe spiritizmin. Një palë tjetër nuk njohin asgjësend nga këto. Në shtëpitë e tyre nuk është dëgjuar kurrë muzikë, s’është folur kurrë për pikturë dhe të vetmit dialogë dramatikë që janë dëgjuar kanë qenë grindjet e prindërve në ditët plot mërzi. Askush nuk mund ta dijë, ndërkaq, se cili mjedis e nxit më fuqishëm prirjen e artistit të vogël: ai që e josh me praninë e tij gjithkund, apo tjetri, që ia shton etjen me mungesën e tij. Ndërkaq, ka edhe një fat të tretë, disi më të rrallë, por më dramatik. Jo vetëm që fëmija që ëndërron të pikturojë ose të shkruajë nuk ka kurrfarë nxitjeje nga njerëzit e familjes, por, përkundrazi, ka pengesë. Dhe artisti i ri shkon drejt artit siç shkohet drejt mëkatit.

Çmimi 500 lekë
Formati 14×21.6 cm
ISBN 978-9928-186-63-8

Shfleto librin

Categories: , Tag: Product ID: 3558