Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Tregime

 4.00

Paperback
112 faqe
ISBN 978-99956-87-75-5
Përmban:
– Dy pushkë që ranë te “Ara e Gegës”
– Vendi që i përngjante nji zgjoni bletësh
– Nji trim që këndohej ndër kangë popullore
– Udhtari maje mushkut
– Arka e Noehit apo Friga
– BESTYTNIA


Category: Tag: Product ID: 1818

Description

Dalëngadalë, thuajse rreth dy dekada mbas vdekjes së shkrimtarit, vepra e tij po tejkalon një nga pengesat e fundme e thellësisht artificiale, për të mbërritur e plotë pranë publikut të vet. Pas botimeve shumë të rëndësishme, por të pjesshme të pasviteve nëntëdhjetë në Shqipëri, ajo po shkon drejt përplotësimit të saj. Në këtë pjekje të re mes autorit dhe lexuesve, takim mes miqsh të vjetër, por sidomos të rinj, pagëzimi “Biblioteka shqiptare”, që Camaj i pat bërë dikur kolanës së vet të botimit, i përngjan tashmë një ode miqsh. E me gjasë, duke parë mikun precioz në sy, duke shfletuar librat e kësaj biblioteke, krejt papritur mund të ndeshim vargun e tij fatidik që na pohonte dikur nën zë “e di se nuk jam vetëm”…

 

PERSIDA ASLLANI