Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Dimri i vetmisë së madhe

 8.00

Paperback: 25 faqe
Formati 16×23.5 cm
ISBN 978-9995-687-85-4

 

Categories: , Tag: Product ID: 1757

Description

Ajo që e afron më shumë “Dimrin” me “Koncertin” është, ndoshta, përmasa e tyre planetare, ndërtimi i tyre si një “roman total”, një kompozim polifonik, i përshkuar nga rishfaqja në forma të ndryshme nga mediat, satelitët spiunë, vëzhguesit etj., e të gjitha këto me të njëjtin funksion që kanë kori dhe korifeu
në tragjeditë antike. Të trajtoje përçarjet ideologjike dhe në të njëjtën kohë të bëje portretin e shoqërisë shqiptare të viteve gjashtëdhjetë e shtatëdhjetë nuk ishte e lehtë dhe pa rreziqe, gjë që i solli shkrimtarit jo pak kokëçarje. Por në këtë ndeshje ai gjeti edhe mundësi lirie të papritura, siç qe armiqësia e regjimit të Tiranës për revizionistët sovjetikë e, më pas, për kinezët, gjë që i lejoi shkrimtarit të shprehte pothuajse hapur, mu në qendër të diktaturës, pikëpamje që ishin më se “jokorrekte” në një regjim që, në thelb, nuk ndryshonte nga ai i Moskës apo i Pekinit. Ky diptik, në fund të fundit, pasqyron një ankth të thellë, atë të një vendi, banorët e të cilit besojnë se në një çast të caktuar të historisë së tyre do të mund të dalin nga orbita komuniste. Autori i shkroi këto dy romane, kur një iluzion i tillë dukej i realizueshëm. Historia tregoi se e gjitha kjo s’ishte veç një kimerë e pamundur. Shqipëria nuk do të mund të shqitej nga ky sistem, veçse kur ai të rrënohej më së fundi kudo në Europë.