Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-422-270-399
Dita-dites_cover

Dita ditës

 11.50

Romani fillon me një pamje të dhunshme: Një burrë gjendet i varur kokëposhtë në një kënd  lojërash të një lagjeje të  rrënuar të një metropoli gjerman. Është Abel Nema, një fenomen gjuhësor që di dhjetë gjuhë, por që rrallë e dëgjon t’i përdorë ato në bisedat e përditshme. E përditshmja e këtij të riu nga Ballkani, i cili është arratisur prej vendit të tij për shkak të luftës, është e vetmuar, megjithë aftësitë e tij të jashtëzakonshme dhe gatishmërisë së shumë njerëzve për ta ndihmuar. Ai përpiqet disa herë të zërë vend në botën e re, punon si përkthyes, si mësues, shëtit vendin dhe shtetet fqinjë, e prapëseprapë mbetet jashtë saj. Kapitull pas kapitulli zbulohen copëza nga jeta e tij dhe nevojitet durimi i një arkeologu për të krijuar prej këtij mozaiku ndodhish, personazhesh, fjalish të paplota apo fjalësh një tablo. E megjithatë tabloja mbetet e pjesshme: “Të tërën e njeh vetëm Zoti”, thotë dikur Abel Nema.

Përkthyer nga origjinali nga Anila Shuka

Category: Product ID: 2297

Product Description

TERÉZIA MORA u lind më 1971 në Sopron të Hungarisë dhe prej vitit 1990 jeton në Berlin. Ajo punon si shkrimtare dhe përkthyese nga hungarishtja dhe ka fituar shumë çmime. Krahas atij të Panairit të Lajpcigut për këtë roman, në vitin 2013 ajo fitoi Çmimin e Librit Gjerman për romanin “Das Ungeheuer”.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Dita ditës”

Your email address will not be published. Required fields are marked *