Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-422-270-399
MEHMET_KRAJA_COVER-03

E zeza dhe e kuqja

 11.50

“E zeza dhe e kuqja” është një rrëfim vërshues për historinë dhe aktualitetin që ende nuk është bërë histori, për “Shqipërinë e brendshme” dhe “Shqipë- rinë e jashtme”, për të zezën dhe të kuqen nga të dy anët, për kufirin që i ndan dhe absurdin në mes. Janë përfshirë njëqind vjet “Shqipëri të matanshme”, tri gjenerata që e pësojnë nga një atdhe që është fat dhe mallkim njëkohësisht. Karaktere dhe heronj të paharrueshëm, realitet sureal, jetë njerëzore që rri pezull mbi të gjithë kufijtë ndarës, të jetës dhe të vdekjes, të qenies dhe mosqenies. Një roman plot aromë letërsie, i shkruar me dorë te rëndë, tekst me sfidën autoriale ndaj rregullave që ngurosin stilin dhe me pasuri të shprehjes deri në pamundësitë e gjuhës.

ISBN 978-9928-186-75-1
Hardcover
464 faqe

Category: Tag: Product ID: 2158

Product Description

Në rrjedhën e dekonstruksionit të historisë, Kraja veçon dhe artikulon botën e individit, i cili as nuk e nxit dhe as nuk merr pjesë në drejtimin e rrjedhave, përkatësisht individin që është objekt i rrjedhave, i papeshë, anonim. Në kuadër të këtij mozaiku, detaji merr peshë të veçantë, sidomos detaji i zgjedhur, i vërejtur me origjinalitet, mprehtësi dhe inteligjencë, detaji që të përkujton narracionin neorealist. Tregimtari, me këtë rast, lëviz çlirshëm dhe me shkathtësi brenda hapësirës dhe kohës së paracaktuar (…). Mehmet Kraja, tani si një ndër mjeshtërit e shquar të krijimtarisë narrative – zhanrit romanor, me lehtësi ia nënshtron poetikës së vet gjithë laramaninë proceduese narrative, tërë ngarkesën historike, përçudnimin kohor, perpektivat përshkruese, pra, tërë korpusin stilor tregimtar që, sipas parimi poetik, i bluan natyrshëm në mullirin e vet, duke krijuar tërësi harmonike.
Ali Aliu

Mehmet Kraja, në radhë të parë, është prozator i leteralitetit të dhuntishëm, atij të lindurit, genuin-it. Prandaj nuk është e rastit që, duke pasur vetëmjaftueshmërinë e zhvillimit, ka ardhur duke e pasuruar romanin shqiptar jo në statistikë, por atje ku sot është balli më cilësor i këtij zhanri.
Kraja është shkrimtar plot kërkime, vëzhgime inteligjente dhe qortime të hidhura përballë ndërgjegjes kombëtare. Eseist në letërsi. Analist në politikë. I flaktë në publicistikë. Ai është vërtet mizor dhe i pamëshirshëm nganjëherë. Por i pamëshirshëm sidomos ndaj vetes, sepse marazi kundër konformizmit dhe nervi i mospajtimit me padrejtësitë s’e lejojnë të përdorë për gojën shtupën e heshtjes.
Në pasurinë, lirinë dhe elegancën e përdorimit, Kraja është një nga kampionët e gjuhës letrare. Në të gjithë historinë e letrave tona, prej fillimit e deri më sot, haset rrallë ndonjë shkrimtar që ekspresionizmin e mjedisit dhe natyrës ta ketë në nivelin e këtij autori.
Zija Çela

Pjesa më e madhe e prozës së Krajës është një kthim në histori. Kthimi nuk ka synim pohimin po ironizimin. Kjo është një nga parimet e poetikës postmoderne. Postmodernistët u kthehen epokave të mëdha jo për të dokumentuar po për t’i ironizuar. Historia e Krajës nuk është histori e betejave apo e luftërave që fitohen, është histori e ndeshjes së ideve që ato luftëra kanë bartur. Historia është konstruksion ideologjik, përplasje civilizimesh, luftë e ashpër për dominim kulturor të perandorive apo të kanoneve religjioze andaj kthimi kah historia bëhet si ironi me qëllim relativizimi të tiranive totalitare të sistemeve grandioze që mbajnë frenat e së vërtetës historike si një pronësi të paprekshme. Autori shpesh ndërton histori duke kombinuar dijen me prekjen konkrete, atë që e zhvillon si pjesë e mbetur nga e kaluara me atë që e sheh sot me syrin empirik. Në udhëkryqet e perandorive, të doktrinave dhe në përplasjet e strategjive luftarake që kanë synim shtrirjet globale, prehen fatet e njerëzve, fatet e popujve të vegjël, rrafshohen kulturat e tyre dhe uniformohen diversitetet në emër të ideve të mëdha.
Basri Çapriqi

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “E zeza dhe e kuqja”

Your email address will not be published. Required fields are marked *