Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017
Edipi Mbret.tif1

Edipi Mbret

 4.00

Categories: , Tag: Product ID: 2338

Product Description

Sofokliu, jeta e të cilit mbulon pothuaj të gjithë shekullin V (496/5 – 406/5 para Krishtit), është kronologjikisht i dyti poet i madh i Greqisë së Vjetër, ndërmjet Eskilit (525-455) dhe Euripidit (485/4 ose 480-406). Ai i përket brezit fatmadh që korri frytet e begatshme të fitores në Salaminë. Madje njoftime të hershme lidhin me marrëdhënie të forta tre tragjikët e mëdhenj, në përleshjen vendimtare të luftërave persiane: Eskili mori pjesë si luftëtar dhe u shqua në mënyrë të veçantë. Djaloshi Sofokli, me bukurinë e vet trupore të gjimnastit, mbajti me sukses të jashtëzakonshëm rolin e Korifeut në korin e fitores që erdhi fill; ndërsa Euripidi u lind po në atë ishull, pikërisht në ditën e luftës detare. Edhe sikur hollësia e fundit të vihet në dyshim, nga hulumtime më të reja, lidhja e tre poetëve me betejën detare të Salaminës (480) fsheh sigurisht një simbolikë, duke theksuar rëndësinë që kishin për tre tragjikët ditët e vështira që kalonte në ato kohë liria e Greqisë: për Eskilin ishte dëshmia e madhe e drejtësisë hyjnore, për Sofokliun edhe një çast i ndritur në jetën e tij të shkëlqyer e të lumtur, kurse te Euripidi kujtimi tronditës i atyre kohëve do të transmetohet nga ata që i përkasin një breznie tjetër, të mëparshme.

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Edipi Mbret”

Your email address will not be published. Required fields are marked *