Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Fabula Rasa

 7.50

Dualizimi i njeriut, përpjekja e tij për ta mbytur realitetin duke kërkuar shpëtim në lexim, në libra, në një botë të cilën ai përpiqet ta ndërtojë brenda asaj që jeton, është përpjekje e stërmundimshe e njeriut për të shpëtuar nga hiçi, nga krimbi që rritet brenda shpirtit të tij e që e përcakton deri në skaj prejardhjen prej krimbaçëve të mëdhenj. Bashkudhëtar i fatit të Martinit është Edipi. Veprimi që zgjedh Edipi për të shpëtuar fatin e tij të mëtejshëm është vetëm një vazhdimësi e formës së përdhunshme të pararendësve me të cilët ai mendonte se ndahej plotësisht, e që të kujton një marrëdhënie inçesti. Një fije në të cilën personazhi kërkon të kapë fatin e vet e ta shpëtojë është Lilita. Përdorimi i emrit Lilita prej autorit të shpie në legjendën sipas të cilës Lilita është gruaja e parë e krijuar para Evës e cila u destinua si grua që sjell vetëm shkatërrim, zjarr, disfatë, mort.
“Personazhi i Agron Tufës, përmes një dueli real dhe metaforik vihet në kërkim të vetvetes drejt shpalimit të shtresimeve të identitetit moral, psikologjik, drejt profilit shpirtëror.”- ka thënë Kadare.

Categories: , Tag: Product ID: 3877