Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Gjenerali në labirintin e tij

 9.50

Ky roman i shkurtër, i bazuar në histori, përshkruan ditët e fundit të Simon Bolivarit. Në moshën 46 vjeçare, në vitin 1830, i plakur para kohe, i rraskapitur dhe gati në agoni, Gjenerali (siç referohet në libër), dikur heroi dhe presidenti i republikës së kombeve, që i çliroi nga dominimi spanjoll, por tashmë pa lavdi, ndërmerr një udhëtim të fundit, melankolik, përgjatë lumit Magdalena, e përgjatë brigjeve të tij, duke vizituar sërish qytetet, duke ripërjetuar triumfet, pasi- onet dhe tradhtitë në jetën e tij. Pafundësisht i hijshëm, jashtëzakonisht i suksesshëm në dashuri, në luftë dhe politikë, ai kërcen ende me kaq gjallëri dhe mjeshtëri, saqë njerëzit nuk arrijnë ta besojnë se ai është vërtet i sëmurë. Ai endet pa asnjë qindarkë, ka hequr dorë nga presidenca dhe ka shpallur dëbimin e tij të pashmangshëm, një akt të cilin e zvarrit vazhdi- misht, me shpresën se do të rikthehet në pushtet. I kritikuar gjerësisht, target i atentateve, i torturuar nga pagjumësia dhe ethet e përditshme, Gjenerali është bërë cinik, i hidhët e tekanjoz, i acaruar nga fuqitë që po i shterojnë, i pamundur që të përballet me vdekjen që e pret (“Si do të shpëtoj nga ky labirint!”, thërret ai). I përndezur me kujtimet e pushtetit që zotëronte dikur dhe ëndrrën e bashkimit kontinental që nuk e arriti, ai është një shembull i gjallë se sa shumë mund të arrihet – dhe humbet – në jetë.

Categories: , Tag: Product ID: 3827

Description

“Një kryevepër e mahnitshme dhe një homazh prekës, ndaj një njeriu të jashtëzakonshëm.”
-Margaret Atwood, The New York Times Book Review

“Një libër i çmuar … García Márquez paraqet mrekullisht imazhin e tij për Amerikën Latine dhe për një burrë të jashtëzakonshëm.”
-Los Angeles Times Book Review

“Një portret që të lë pa mend, bindës dhe prekës … Madhështor.”
-San Francisco Chronicle

“Çdo paragraf i librit shkëlqen me gjenialitetin e G. G. Márquez …. Ai ka shpikur disa nga personazhet magjikë të epokës sonë. Megjithatë, Gjenerali i tij, është jo vetëm magjik, por dhe i vërtetë.”
-The Wall Street Journal

“Një rrëfim aq i arrirë, sa vështirë ta gjeni në raftet e librarive.”
-Chicago Tribune

“Si përherë, mjeshtëria e García Márquez, është kreyekreje e shkëlqyer. Historia e Gjeneralit të tij është tragjike; rrëfimi i tij është i jashtëza- konshëm.”
-The Dallas Morning News