Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Haxhi Murati

 5.50

Në vitin 1852, Haxhi Murati, një nga prijësit më të paepur të maleve, është tmerri i ushtrisë ruse. Rusët u kënaqën kur më në fund ai u dorëzua. Apo pa dashur kishin futur në gjirin e tyre një agjent të dyfishtë? Me portretet sarkastike që përshkruan – nga Haxhi Murati enigmatik deri te cari i shëndoshë dhe despotik – historia e shkruar nga Tolstoi është një koment i mprehtë dhe i arrirë mbi natyrën e marrëdhënieve politike dhe shteteve në luftë. Lev Tolstoi (1828-1910) është një nga shkrimtarët më të mëdhenj botërorë. Shumë i njohur për romanet e tij epike të shkëlqyera nga ana letrare si “Lufta dhe Paqja” dhe “Ana Karenina”, ai trajton në veprat e tij probleme të shoqërisë, politikës dhe traditës ruse.

Me parathënie nga Ismail Kadare

E përkthyer nga origjinali nga Afrim Koçi

Categories: , Product ID: 2264

Description

Në veprën e tij Haxhi Murati, Tolstoi pasqyron takimin e jashtëzakonshëm midis dy kulturave të polarizuara – oborrin e zgjedhur, të europianizuar të carit rus dhe prijësit e ashpër muslimanë të kodrave çeçene. Ky trill i shkëlqyer, kumbues nga këndvështrimi kulturor është shkruar rreth viteve të fundit të jetës së Tolstoit, por konflikti që ai përshkruan ka një përqasje të qartë, ironike me çështjet aktuale.
Colm Tóibín

“Haxhi Murati” një nga perlat më të bukura të Leon Tolstojit, ka mbetur romani më i panjohur i tij. Për një kohë të gjatë paradoksi mbeti i pashpjeguar. U desh të shpërthente lufta e egër midis Rusisë dhe Çeçenisë që vëmendja botërore të binte më në fund, mbi perlën e mbuluar nga pluhuri.
“Haxhi Murati” tregon pikërisht një luftë midis rusëve dhe çeçenëve. Një luftë të ndodhur 150 vjet më parë. Zanafillën e një krimi që ende vazhdon.
Lev Tolstoji kishte marrë pjesë në luftën e Kaukazit. Gjysmë shekulli më pas, në pleqëri të thellë, në kohën kur çdo shkrimtar synon të shkruajë diçka testamentare, Tolstoji i madh shkroi romanin e fundit të tij, “Haxhi Muratin”.
Ishte më shumë se një testament. Ishte testament e profeci bashkë. E ishte sidomos një thirrje që i bëhej ndërgjegjes së ardhme ruse.
Vepra mbeti e pabotuar. E vetmja vepër e patriarkut të letrave që u censurua. Rusia cariste, ndonëse kishte hyrë në shekullin 20, i trembej romanit, që i kujtonte një krim të saj.
Habia më e madhe është se, edhe kur vepra u botua më pas, Rusia sovjetike, ajo që nuk linte rast pa denoncuar perandorinë cariste, për “Haxhi Muratin” mbajti pothuajse të njëjtën heshtje. Kjo tregon se diçka nga perandoria e carëve, nga pjesa më e keqe e saj, vazhdonte të jetonte, e fshehur tashmë nën petkun e komunizmit. Shefi i kësaj Rusie të re, Stalini, njëlloj si cari i shpërnguli e i shtypi çeçenët gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Pas përmbysjes së komunizmit, një Rusi e tretë tashmë, Rusia demokratike, ajo që, me të drejtë, dënonte krimet staliniane, për romanin e Tolstojit, tregoi të njëjtën ftohtësi. Shkaku i ftohtësisë u kuptua kur kjo Rusi e fundit iu sul çeçenëve njëlloj si cari, njëlloj si Stalini.
Një roman kaloi kështu, padashur, në tri epoka, për arsyen e thjeshtë e monumentale ishte sipëran mbi të trija.
Tolstoji i madh, me kryeveprën e tij të fundit, vuri në provë të rëndë ndërgjegjen ruse. Për fat të keq, shumica e shkrimtarëve dhe intelektualëve rusë, madje edhe ata, që kishin bërë për flamur liberalizmin e dhe të drejtën e njeriut, si Aleksandër Solzhenicini, nuk i qëndruan dot kësaj prove. Provës nuk po i qëndrojnë dot as disa nga vendet demokratike, të cilët, për interesa të çastit kanë mbyllur sytë përpara tragjedisë së një populli që po shfaroset.
Sfida e Tolstojit vjen e merr kështu përmasa planetare.
Ismail Kadare