Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit

 5.50

Formati 14×21.6 cm
ISBN 978-9928-164-40-7

 

Categories: , , Tag: Product ID: 1932

Description

Për lexuesin e tij të ri e të vjetër, kjo përmbledhje vjen si një sprovë e rrallë e shkrimit, ku tregimi më i hershëm do të qëndrojë krah për krah me atë më të fundit. Si në shfletimin e një albumi, ku i njëjti portret është njëkohësisht identik, por dhe i ndryshëm gjatë rrjedhës së kohës, diçka e përhershme ngulmon të shfaqet në secilin tregim apo novelë. Një vetëdije e kthjellët, një solemnitet i thellë, i pandryshueshëm, kalon mes datash, vendesh dhe epokash të largëta mes tyre, për të pohuar sovranitetin e Letërsisë në jetën e brendshme të një shkrimtari. Kjo përmbledhje, e titulluar “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit” i ngjan një ftese të veçantë, të tjetërllojshme, do të thoshte vetë autori, për të soditur brenda një dhomëze thesari disa prej vezullimeve të tij të çmueshme.

PERSIDA ASLLANI