Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut

 5.50

Hardcover
Formati 14×21.6 cm
ISBN 978-9992-753-04-8


Category: Tag: Product ID: 1784

Description

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.

Me një zhargon që shpërfaqet natyrshëm dhe rregullisht gjatë gjithë romanit, ngjarjet janë vendosur pas një konceptimi dypërmasor. “Lëmi” i ngjarjeve vërtitet në një hapësirë kohore në më të shumtën e rasteve pas viteve ’80 dhe ka të bëjë pikërisht me valën e arratisjeve në kufi, çka përbën, qysh në krye të herës, një opozicion konfliktual të personazhit kryesor dhe realitetit që ofrohet në cilësinë e dramës për të mishëruar personazhin. Mes gjithë atij realiteti tmerrues që tani rron veç në kujtime, nuk mungojnë të vijnë batuta e fjalë plot humor, që nga shprehjet e rrugës e deri te bejtet e momentit, e më pastaj te këngët e dashnorëve të pikëlluar.