Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Masë për masë

 6.00

Përkthyer nga Vedat Kokona
ISBN 978-9928-164-23-0
Hardcover

Categories: , Tag: Product ID: 2210

Description

Vinçencoja, Duka i Vjenës, bën të ditur se ka për qëllim të largohet nga qyteti me një mision diplomatik. Ai e lë qeverinë në duart e një gjykatësi të rreptë, Anxhelos.
Klaudi, një oborrtar i ri, është fejuar/jozyrtarisht i martuar me Zhulietën. Në atë kohë martesat duhet të shpalleshin në kishë që më përpara. Për shkak se nuk kishin para, Klaudi dhe Zhulieta nuk i zbatuan të gjitha detajet. Megjithatë, kjo gjë nuk i bëri ata unikë; në atë kohë, pjesa më e madhe e njerëzve (përfshirë shumicën e karaktereve të pjesës) do t’i kishin konsideruar ata të martuar. Sidoqoftë, teknikisht, nuk ishin ndjekur të gjitha formalitetet për një martesë civile dhe për këtë arsye një gjykatës i rreptë mund të jepte verdiktin se ata nuk ishin ligjërisht të martuar (për më tepër, ata nuk kishin kryer ceremoninë fetare dhe, kështu, në sytë e Kishës ata po mëkatonin). Anxheloja, si personifikim i ligjit, vendos të zba-tojë vendimin që kurvëria dënohet me vdekje, dhe meqenëse ai nuk pranon vlefshmërinë e martesës, Klaudi dënohet me ekzekutim. Miku i Klaudit, Luci, i bën një vizitë motrës së Klaudit, Izabelës, që po përgatitet për t’u bërë murgeshë, dhe i kërkon që të ndërhyjë tek Anxheloja në emër të Klaudit…