Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Migjeni

 11.50

Ka shumë arsye që një biograf i kthehet e i rikthehet jetës sё një figure tё madhe, edhe pasi e ka botuar veprën biografike. Vështrimi nё tё shkuarën, me dëshirën pёr t’iu afruar sё vërtetës, duke shpresuar qё tё kthjellojmë e ndreqim sa mё shumë nga keqkuptimet e keqinterpretimet e informacionit dhe studimeve gjatë disa dekadave dramatike tё heshtjes apo tjetërsimit politik e ideologjik tё imponuar nё botimet tona, ёshtё një detyrim ndaj kulturës sё keqtrajtuar shqiptare nga pikëpamja historike, filozofike, etiko-morale dhe artistike. Shumë materiale dhe dokumente, qё i kisha mbledhur pёr shumë vite me durim, ende rrinin tё heshtura nё skedat e mia, pasi nuk m’u lejua t’i fusja nё botimin e parё. Përpos këtij detyrimi, njё shqetësim i brendshëm mё shtynte ta ripunoja biografinë e Migjenit. Marrëdhënia ime shpirtërore dhe intelektuale me kёtё poet tё shquar kishte mbetur pezull… Kisha ende shumë pёr tё thёnё pёr jetën e tij 27-vjeçare, por kisha edhe mё shumë pёr tё thёnё pёr Migjenin si përfaqësuesin mё tё shquar tё ndërgjegjes sё re qytetare shqiptare, pёr frymën dhe vizionin e tij krejt tё ri nё letërsinë dhe kulturën tonë, pёr kuptimin e mesazhit tё tij sot, 70 vjet pas ikjes sё tij. Pёr tё gjitha kёto arsye i hyra punës nga e para dhe i bëra njё ripunim shumë tё thellë botimit tё mëparshëm, duke e pasuruar atё me fakte, komente e interpretime tё reja dhe duke përpunuar mё thellë anën kompozicionale tё biografisë.
Boston, Gusht 2008
R. Idrizi

Categories: , Product ID: 3750