Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Ndre Mjedja

 11.50

Mjedjen e kam adhuruar që në moshë të re. E kam adhuruar aq shumë gjuhën e tij poetike sa edhe poezitë e mia të rinisë së parë i shkruaja gegërisht. Ndjeva një mirënjohje të madhe për profesorin tim të nderuar, Mark Gurakuqi, kur në përfundim të studimeve të mia universitare më lejoi ta mbroja diplomën me studimin mbi krijimtarinë e këtij poeti dhe më ndihmoi si udhëheqësi im. Pas shumë vjetësh e ndieja se duhej t’i rikthehesha Mjedjes, sepse nuk e kisha mbaruar punën siç e meritonte poeti. Kisha ende shumë për të thënë, ose për t’i thënë ndryshe, më mirë, sepse poetë si Mjedja nuk kanë nevojë për ne. Ne kemi nevojë për ata.
Kjo biografi, krejtësisht e ripunuar, është një rikthim te ky poet dhe njeri i madh, i cili është një urë e fuqishme lidhëse e kulturës së autorëve të vjetër me letërsinë e re shqiptare… është një rikthim i çliruar nga gjithë pengesat objektive dhe subjektive për një personalitet të shquar të letërsisë dhe kulturës shqiptare, që mbeti me shpirt të lirë deri në fund të jetës së tij.
Boston, 2007
R. Idrizi

Categories: , Product ID: 3752