Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Në kërkim të fëmijës së humbur

 5.00

Vepra “Në kërkim të fëmijës së humbur” e Ridvan Dibrës në kategorinë e tregimit shqiptar ka po atë vlerë që ka “Kronikë në gur” e Kadaresë në kategorinë e romanit. Ndërsa, “Me dorën e majtë” është tregimi më i mirë i librit dhe ndër më të mirët në letërsinë shqipe… Me dorën e majtë Ridvan Dibra i ka dhënë një kroshe të fortë surratit një ideologjie morbide.
Kjo vepër tregon se autori i saj është një eksperimentalist i madh që përfaqëson një tip letërsie: letërsinë laboratorike, po të huazojmë një koncept të teatrit grotoëskian. Nuk ka gjë nga e cila nuk mund të bëhet letërsi interesante në laboratorin e Ridvan Dibrës, i cili, në këtë mënyrë, aprovon mendimin e Shopenhaurit se detyra e shkrimtarit nuk është të tregojë ngjarje të mëdha, por të voglat t’i bëjë interesante.
Ag Apolloni

Category: Product ID: 3822