Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Poshtërimi në Ballkan

 3.00

Category: Tag: Product ID: 2107

Description

Poshtërimi i popujve është një dukuri e njohur në histori. Poshtërimi, pararendësi i racizmit, bën pjesë në shenjat e sigurta që paralajmërojnë përgatitjen e një zezone. Populli i shenjuar për keq pret me ankth stuhinë e së keqes. Zezona mund të vonojë me stinë, me vite, disa herë me shekuj, por një ditë ajo do të arrijë. Pritja më e gjatë e së keqes u ka ndodhur hebrenjve. E shpërndarë në tre mijëvjeçarë u duk se ajo po shterohej, po shfryhej gradualisht nga shekulli në shekull. Por nuk ndodhi ashtu. As përndjekjet e përsëritura, as shpërnguljet, as pogromet mizore, nuk e shuan asnjëherë armiqësinë kundër hebrenjve. Dhe kjo vazhdoi gjer në mesin e shekullit XX, kur krimi arriti kulmoren e vet me Holokaustin.
I kryer nga nazistët, krimi ka qenë në të vërtetë me përmasa planetare. Spërkatja e tij ka njollosur ndërgjegjen e shumë popujve, ndërgjegje ende e pashqyrtuar plotësisht.
Poshtërimi mund të duket, në pamje të parë, si një e keqe banale, një farsë keqkuptimi kulturor, një sëmundje e kapërcyeshme. Për të hequr dorë nga çdo ngushëllim i tillë duhet të kuptojmë se genocidi kundër hebrenjve, ashtu si çdo gjenocid, ka nisur pikërisht me poshtërimin