Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-422-270-399
AZEM_DELIU_2017

Puthësi i paligjshëm

 4.00

Azem Deliu

Në Republikën e Moralistës i riu Ivan Shollohov burgoset për një arsye nga më të papërfytyrueshmet: puthje jashtë orarit të lejuar. Partia, përveçse e ka ndaluar dashurinë mes çifteve, ka caktuar edhe orarin kur çiftet mund të kenë kontakt intim (jo dashuri). Në një shtet ku privatësia nuk ekziston, ku identiteti është në krizë të vazhdueshme dhe ku gjithkush, gjithkund, është në rrezik, zhvillohet ngjarja e prozës së parë të shkrimtarit 21 vjeçar, Azem Deliu. Përpjekja nuk shkon kah portretizimi besnik i një diktature, siç siç e kemi parë në letrat shqipe të pasviteve 90’ por kah një rrëfim dinamik që ka në qendër ankthin e karakterit dhe diktaturën e bën shumëdimensionale: pa kohë dhe pa vend. Një roman që duhet lexuar.

Shfleto librin

Categories: , , Product ID: 2034

Product Description

Arti gjithnjë ka qenë i preokupuar me dy ekstremet e të qenit: dashurinë si mekanizëm riprodhimi dhe dhunën si mekanizëm vdekjeje. “Puthësi i paligjshëm” është pikërisht një rrëfim që mëton të lidhë këto dy ekstreme, duke sjellë me vete edhe konfliktin ndërmjet lirisë individuale dhe dogmës si normë shoqërore.
Bardh Rugova – profesor universitar i gjuhës shqipe.

Pasi e botuam një fragment të kësaj proze në revistën letrare “Jeta e re”, njëri ndër lexuesit më përimtues të kësaj reviste, i habitur pyeti: “Cili shkrimtar fshihet pas këtij pseudonimi”?!
S’kishte faj! Nga data e lindjes e kishte të vështirë të besonte, që një i ri, me moshën e Azem Deliut po debutonte si krijues i rryer në punë letrash.
Tashmë, me këtë libër i hoqi ‘dilemat’…
Ai, edhe pse i ri në moshë, vjen me një rrëfim mjeshtëror të një prozatori të sprovuar mirë në shkrime dhe i gatuar mirë në lexime.
Proza e tij, me tërë kompleksitetin e saj, buron nga kultura e leximit dhe kthehet në art të shkrimit duke përmbysur fuqishëm ideologjinë si koncept universal dhe ngritur filozofinë individuale.
Kjo prozë, edhe pse lidhet me modelet e kulturës dhe të literaturës së përbotshme, përherë e ruan vulën autoriale.
Azem Deliu është prozator i pasionuar pas gjuhës së dëftimit, një alkimist i fjalës deri në perfeksionizëm.
Agron Gashi – profesor universitar i letërsisë, kryeredaktor i revistës letrare ”Jeta e re”.

Deliu ka kaluar një sprovë duke lënë shenjën e një njeriu që kërkon të trokasë në prozën e sotme me atë çfarë i kërkohet njeriut të kuptojë jo vetëm sot…
Agim Baçi

Romani i shkruar në traditën më të mirë të letërsisë antiutopike (distopia), apelon tek lexuesi shqiptar për një shqetësim permanent, që mund të bëhet kërcënues nesër: strukturat e mendimit totalitar, mendësia dhe praktika totalitare, fanatizmi, ekstremizmi, paragjykimi dhe mili- tantizmi i çdo lloji, janë likuidimi vdekjeprurës i çdo hori- zonti lirie demokratike, individuale e shoqërore. Si roman i parë për shkrimtarin, ky është një fillim shumë premtues, i nisur nga nota “do” e organos së tij.
Agron Tufa

Sidoqoftë, me Deliun, Kosova duket se e ka yllin e ri të letërsisë europiane.
Shtypi frëng

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “Puthësi i paligjshëm”

Your email address will not be published. Required fields are marked *