Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Rikardi i Dytë

 6.50

Përkthyer nga Skënder Luarasi
ISBN 978-9928-164-17-9
Hardcover

Categories: , Tag: Product ID: 2204

Description

Tragjedia Rikardi II paraqet vetëm dy vitet e fundit të jetës së Rikardit, nga viti 1398 deri në vitin 1400. Akti i parë fillon me mbretin Rikard, të ulur madhërishëm në fron, me pushtet të plotë. Mësojmë se Henrik Bolingbroku, kushëri i Rikardit, ka një konflikt me Tomas Moubrejin dhe dëshira e tyre është që mbreti të bëjë rolin e gjykatësit. Shkaku i konfliktit është paditja e Bolingbrokut kundër Moubrejit, se ky i fundit ka përvetësuar paratë që Rikardi i ka dhënë për ushtarët e mbretit. Gjithashtu, Bolingbroku e akuzon Moubrejin se e ka bërë ai vrasjen e Dukës Glostër, megjithatë Xhon Gandi – vëllai i Glostërit dhe atë i Bolingbrokut – beson se vetë Rikardi është përgjegjës për vrasjen. Pas disa përpjekjesh për t’i qetësuar të dy burrat, Rikardi jep miratimin e vet dhe Bolingbroku e Moubreji e sfidojnë njëri-tjetrin në duel, pavarësisht nga kundërshtimet e Rikardit dhe të Gandit.