Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Shënimet e krimbit Smolinski

 4.00

Azem Deliu

Piotr Smolinski, shkrimtar i njohur polak, ftohet në një rezidencë artistësh në Kosovë ku ndeshet me mentalitetin e pasluftës, e që në disa pika, i kujton problemet e pas rënies së komunizmit në vendin e tij. Shkrimtari biseksual me vetëbesim të pakët, na nis në një rrëfim që kapërcen nëpër krejt problemet e fëmijërisë që kanë rezultuar ndoshta, në pasiguritë e tij të sotme. Përballjet e tij me familjen, traditën, kishën, e në fund fare, me veten, e bëjnë të mbajë nofkën dëshpëruese “krimb i pandershëm”.
Ndonëse një nofkë e vënë nga të tjerët, në këtë roman ajo përjetohet si diçka që buron prej vetes. Sepse, siç thotë Smolinski, “Njeriu i merr seriozisht veç ato që ia ka thënë vetes para se t’ia thonë të tjerët”.

Categories: , Tag: Product ID: 3891

Description

Kush është shqiptari njëzetedyvjeçar, Azem Deliu nga Kosova, antiutopia debutuese e të cilit “Puthësi i paligjshëm” po i tërheq vëmendjen lexuesit europian. A është ai një zë origjinal dhe i freskët në letërsinë shqiptare, apo vetëm një prodhim i kritikës vendase dhe të huaj, e cila me çdo kusht do të donte ta pagëzonte si “Ismail Kadarenë e ri”, shkrim- tarin më të njohur shqiptar, kandidat për Çmimin Nobel?
Deliu pikëton robërimin. Ia vlen që emri Azem Deliu të mbahet mend. Ky shqiptar njëzetedyvjeçar flet edhe për ne. Dhe na flet ne.

Dorota Horodyska,
Gazeta Wyborcza – Pololoni

Sidoqoftë, me Deliun, Kosova duket se e ka yllin e ri të letërsisë europiane.

Shtypi frëng

Azem Deliu është prozator i pasionuar pas gjuhës së dëftimit, një alkimist i fjalës deri në perfeksionizëm.

Agron Gashi

 

Deliu ka kaluar një sprovë duke lënë shenjën e një njeriu që kërkon të trokasë në prozën e sotme me atë çfarë i kërkohet njeriut të kuptojë jo vetëm sot…

Agim Baçi