Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Shkreptimë e tjetër moti

 8.00

Verë e njelmët

Pi verë
Të njelmët
Në gotë
Gostie
Këtu.

Në vreshta
Qajnë qiejt
E largët
Të syve
Të tu.

Categories: , Tag: Product ID: 2396

Description

DEMIR GJERGJI

Poezinë e parë e boton në vitin 1970.
Librin e parë “Ngjyrat e tokës”, 1974.
“Në sytë e mi”, është përmbledhja e dytë poetike e botuar fill pasi përfundon studimet në UT për gjuhë letërsi.
Më 1997, pas kthimit nga Italia, ku qëndron dy vjet si emigrant, boton librin me poezi “Mërgimi i bukurisë”
Në vitin 2000, librin tjetër me poezi, “Vera në ikonë”
2001, libri me profile shkrimtarësh “Shtëpia e shkrimtarit”
Një vit më pas, përmbledhjen me poezi “Digjet ylli i ikur.”
2004, monografinë “Haxhi Gjyli, një jetë për shkollën”.
2005, përmbledhjen poetike “Ishujt e mbrë- mjes”.
Në vitin 2008 shtëpia botuese “Toena” i boton në serinë e poezisë shqipe, ciklin “Kambana”, përmbledhjen poetike “Vetëm (V)era vjen” .
Po në këtë vit i jep lexuesit adoleshent një libër me përralla “Pse nuk qeshte bija e mbretit”.
Para pesë vjetësh, pikërisht në ditën e Shën Valentinit të atij viti, ky autor u dhuron lexuesve të dashuruar përmbledhjen me poezi dashurie “Bibla e buzëve”, që është libri i parë i një triptiku botimesh me poezi dashurie.
Botim tjetër është libri poetik: “Orë akulli”, si pjesë e dytë e triptikut.
“Jetë e ndershme”, monografi
Botime më të reja janë romani “Biri i Botës” dhe përmbledhja me poezi, “Alfabeti i algave”, jetëshkrimi “Lot për Dalinën”
Ndërkohë Demir Gjergji ka qenë dhe vazhdon të jetë mjaft aktiv në faqet e shtypit të shkruar dhe në medien e folur.
Krijimtaria e këtij autori është vlerësuar me çmime të ndryshme kombëtare e ndërko- mbëtare.