Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Shqiptarët në kërkim të një fati të ri

 2.50

Category: Tag: Product ID: 2121

Description

Me Perëndimin apo kundër tij? Është pyetja që ndoshta më së shumti është përsëritur në këtë gadishull të vjetër. Ka qenë shtruar, me sa duket, qysh me ndarjen e Romës nga Bizanti, në fillim të mijëvjeçarit të dytë për t’u përtërirë në mes të tij, atëherë kur një forcë e tretë, e vrullshme si një luan i ri, iu sul dy mbretërive të vjetra, Perandoria Osmane.
Midis çoroditjes së plotë që u krijua në gadishull, midis trumbetave të luftës dhe fyejve të paqes, midis kërcënimeve e joshjeve, shkurt midis kaosit proverbial ballkanik, u gjet dhe populli shqiptar. Nuk ishte as më i mirë dhe as më i keq se të tjerët, ndaj ishte e natyrshme që të bënte të njëjtat gabime e të kishte të njëjtin fat si të tjerët. Njëri pas tjetrit, këta popuj u rrëzuan. Ata i nënshtroi jo vetëm jatagani turk, siç pretendojnë ballkanasit dhe as vetëm shpirtësia osmane, siç pretendojnë otomanët, po të dyja bashkë. Ndërkaq, pak përpara se të binte perdja e aktit të fundit të njërës prej dramave, asaj shqiptare, prijësi i këtij populli, Gjergj Kastrioti, bashkë me rebelimin e tij të bujshëm kundër shtetit osman, shpalli një ide të re e një ideal të ri: ndarje me Lindjen, aleancë me Perëndimin. Ky ndërrim i kahut të historisë, ky programim i ri i saj u bë për shqiptarët orientimi themelor i jetës së tyre. Ishte kaq i fortë, saqë nuk e shuan dot as shekujt e gjatë të pranisë turke, as pluhuri e përgjumja e “pax ottomana”.