Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Tolstoi

 5.50

Categories: , Tags: , Product ID: 2295

Description

Stefan Cvajg u lind në Vjenë në një familje industrialistësh të pasur. Studioi në Austri, Francë dhe Gjermani. Në vitin 1913 u vendos në Salzburg, pas udhëtimeve të shumta. Në 1914 u martua me Friderike von Winternitz, e cila i dërgonte letra si admiruese e tij që në vitin 1901, edhe kjo me një të ardhme si shkrimtare. Vepra e parë e Cvajgut, “Silberne saiten”, një përmbledhje me poezi, u botua në vitin 1901. Fillimisht, Cvajgu u bë i njohur si poet dhe përkthyes, e më vonë si biograf, tregimtar dhe shkrimtar. Në veprat e tij radhiten “Zhozef Fushe” (1929), vëllimi me tregime “Konflikte”  (1925). Esetë e Cvajgut përfshijnë portrete të Honore de Balzakut, Çarls Dikensit, Fjodor Dostojevskit, Fridrih Holderlinit dhe Hajnrih fon Klajstit. Biograf, eseist, tregimtar, si dhe kozmopolitan, ai mbrojti idenë e një Evrope të bashkuar nën një qeverisje. Cvajgu fitoi famë me biografitë e tij të gjalla dhe zhbiruese për personazhe historikë, biografi në të cilat përdori teoritë psik- analitike. Mes veprave më të njohura të Cvajgut është “Baumeister der welt” (1936), një përmbledhje studimesh biografike. Në vitin 1930, arriti të bëhej një nga autorët më të përkthyer në botë. Udhëtimet e tij të gjata e çuan në Indi, Afrikë, Amerikën Veriore dhe Qendrore, si dhe në Rusi. Mes miqve të tij ishin Maksim Gorki, Rainer Maria Rilke, August Rodën dhe Arturo Toskanini.

Në krijimtarinë letrare të Cvajgut janë bazuar edhe disa filma, më i famshmi ndër të cilët është “Letra nga një e panjohur”, me regji të Maks Ofulsit (1947).