Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017

Tregtari i Venedikut

 6.50

Përkthyer nga Skënder Luarasi
ISBN 978-99956-87-95-3
Hardcover

Categories: , Tag: Product ID: 2198

Description

“Tregtari i Venedikut” është një nga ko-meditë më të njohura të Shekspirit, por dhe thellësisht polemike. Teksti mund të duket antisemitik; megjithatë herë pas here, gjatë interpretimeve, ka shfaqur njëfarë natyre kontrastuese. Shajloku, edhe pse del i humbur në sallën e gjyqit, shpesh në teatër triumfon. Me intensitetin e tij, ai mund të dominojë komedinë, duke sfiduar ashpërsisht linjën romantike dhe lirike të saj. Rezultati është një dramë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht. Megjithëse Tregtari i Venedikut ofron disa nga kënaqësitë tradicionale të komedisë romantike, ajo shfaq gjithashtu rrjedhojat e paragjykimit. Kështu, Shekspiri mbetet bashkëkohësi ynë.
Basani, një djalosh i ri fisnik, ka dë-shirë të bëhet mëtues i trashëgimtares së bukur dhe të pasur Porcia të Belmontit. Pasi e ka prishur gjithë pasurinë e tij, Basani i kërkon Antonit, tregtar i pasur i Venedikut dhe person bujar, i cili e ka nxjerrë edhe më përpara disa herë nga borxhet, tre mijë dukate që i duheshin për të mbuluar të gjitha shpenzimet e tij si mëtues. Antoni pranon, por meqenëse nuk ka para – për shkak se anijet e tij janë në det – ai i premton të bëhet dorëzanës i një kredie, nëse Basani arrin të gjejë një huajtës. Kështu, Basani i drejtohet huadhënësit hebre, Shajlokut, duke caktuar Antonin si dorëzanës të kredisë.