Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017
Azem Deliu

Azem Deliu

Azem Deliu u lind më 10 janar 1996 në fshatin Rezallë të Skënderajt, në Kosovë. Në shkollën e mesme, duke marrë në konsideratë aftësitë e tij letrare, këshilli i profesorëve propozon diplo- mim të parakohshëm, të cilin ai e arrin. Anipse një vit para kohe në fakultet, ai në degën e Letërsisë shqipe, një vit më pas, dekorohet me çmimin e lartë universitar ‘’Student i dalluar i Fakultetit të Filologjisë’’ ndërkohë që kishte marrë “Çmimin për krijuesin e ri’’ në orën letrare “Ora e Tahir Deskut – Klinë’’ dhe kishte botuar vëllimin poetik “Funerali i shiut” (Onufri, Tiranë) në vitin 2013. Megjithatë, suksesin e madh autori i ri e arriti me prozën “Puthësi i paligjshëm’’ (Onufri, Tiranë) e cila, përveçse nga librat më të shitur të panairit të librit “Prishtina 2016’’, është përkthyer tashmë në anglisht dhe është në proces të botimit (Novum publishing – London). Interesimi edhe ndërkombëtar për autorin, tashmë 21 vjeçar, është në rritje e sipër nga disa shtete. Shtypi freng e ka quajtur “autor i madh i vendit të vogël” shkrimtarin i cili që nga mosha 19 vjeçare është anëtar i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës.