Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017
Jostein Gaarder

Jostein Gaarder

Jostein Gaarder lindi në vitin 1952. Studioi filozofi, teologji dhe teori letërsie në Oslo. Për dhjetë vjet rresht ka qenë mësues në shkolla dhe institucione për arsimimin e të rriturve.Jostein Gaarder lindi në vitin 1952. Studioi filozofi, teologji dhe teori letërsie në Oslo. Për dhjetë vjet rresht ka qenë mësues në shkolla dhe institucione për arsimimin e të rriturve.Famën ndërkombëtare ai e arriti me romanin “Bota e Sofies”, tashmë i përkthyer në mbi 40 gjuhë. Romanet dhe tregimet e tij për fëmijë dhe të rritur kanë gjetur një jehonë të madhe që prej disa vjetësh, si te lexuesit ashtu edhe te kritika. Gjithashtu, janë nderuar me shumë çmime letrare. Romani “Bota e Sofies” ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm në Norvegji, Gjermani, Suedi, Itali, SHBA, Francë etj. Kjo ka bërë që ky libër të rekomandohet për çdo familje, veçanërisht për të rinjtë, që gjejnë në të një pasqyrë të domosdoshme të thelbit të filozofisë, pa të cilën nuk mund të kuptohet zhvillimi intelektual i njeriut bashkëkohës. Çdo prind nuk mund t’i dhurojë fëmijës së tij një libër më të vlefshëm për jetën, që shpalos kaq bukur historinë e filozofisë për të gjitha moshat. Ky është një libër magjik, me një forcë të habitshme. Një roman aventuroz që shpjegon qartë rrugën e mendimit  njerëzor, që nga mitet antike deri në botën e sotme. Pesëmbëdhjetëvjeçarja Sofi Amundsen merr një letër misterioze. Kush je ti, pyet i panjohuri. Sofia irritohet. Por natyrisht ajo ka menduar shpesh për këtë pyetje. Para se ajo të gjejë një përgjigje, vjen një letër tjetër. Dërguesi anonim dërgon jo vetëm pyetje, por edhe përgjigje. Nga letra në letër, Sofia ballafaqohet me enigmën e universit. Kështu, fillon një udhëtim në botën misterioze të filozofisë njerëzore, nga Sokrati deri te Sartri.  Jostein Gaarder kapërcen kufijtë ndërmjet realitetit dhe ëndrrës, ndërmjet kohës dhe pafundësisë, ndërmjet jetës dhe vdekjes. Ai prek nga afër pyetjet e mëdha të jetës, në një mënyrë të ndjeshme dhe poetike, plot humor dhe fantazi.