Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017
Miguel de Cervantes

Miguel de Cervantes

Lindi në Alcalá-de-Henares, Spanjë, në vitin 1547. E kaloi fëmijërinë dhe adoleshencën në Valadolid, Salamankë, Sevilje dhe Madrid. Në Madrid, në vitin 1569, Huan López përfshiu në një përmbledhje të vetën disa poezi të Servantesit, duke e përkufizuar autorin “dishepulli ynë i dashur e i shtrenjtë”. Është e vetmja dëshmi që ekziston për edukimin e tij në kontakt me mjediset humaniste.
Qysh nga viti 1568, Servantesi udhëtoi në Itali pas Xhulio Akuavivës: u arratis nga Spanja për t’i shpëtuar dënimit me prerjen e dorës së djathtë dhe me dhjetë vjet mërgim, sepse kishte plagosur dikë me emrin Antonio de Segura.
I futur në shërbimin ushtarak mori pjesë në betejën e Lepantos, më 1571… Në vitin 1572 merr pjesë në dërgatën detare të Navarinos. Më 1573 kthehet në Itali. Dy vjet më vonë, në Napoli merr anijen “Sol” për në Spanjë; anija sulmohet nga tri anije pirate turke pranë deltës së Rodanos; Servantesi kapet dhe dënohet në Algjer, ku shitet si skllav dhe atje futet në burg për pesë vjet. Më 24 tetor 1580 u lirua dhe u nis për në Spanjë. Në vitin 1584 martohet me Catalina de Salazar y Palacios. Deri në vitin 1600 banon në Sevilje… Përfshihet në falimentimin e një bankieri, gjë që solli burgimin e tij në Sevilje, më 1602. Pasi doli nga qelia, u vendos në Valadolid. I dyshuar padrejtësisht për vrasjen e një kalorësi, burgoset prapë për një kohë të shkurtër, ndërkohë që dy motrat e tij dhe e bija, Izabel, përfliten për moral të dyshimtë. Transferohet në Madrid, në oborrin e Filipit II. Atje shkroi pjesën më të madhe dhe më cilësore të krijimtarisë së tij të gjerë. Vdiq në Madrid, më 23 prill 1616.