Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017
Samanta Schweblin

Samanta Schweblin

Samanta Schweblin ka lindur në Buenos Aires, Argjentinë, në vitin 1978. Libri i saj i parë, El núcleo del disturbio (Bërthama e trazirës) (2002), fitoi çmimet Haroldo Conti dhe Fondo Nacional de las Artes. Libri i dytë, Pájaros en la boca (Zogj në gojë) (2009), u shqua me çmimin Casa de las Américas dhe është përkthyer në trembëdhjetë gjuhë. E vlerësuar me bursa nga institucione të ndryshme, ka jetuar përkohësisht në Meksikë, Itali, Kinë dhe Gjermani (Berlin), ku edhe jeton aktualisht, qysh prej dy vitesh. Është përzgjedhur nga revista prestigjioze “Granta”, si një nga “rrëfimtaret më të mira në gjuhën spanjolle” dhe, para pak kohësh, fitoi çmimin Juan Rulfo në Francë.