Welcome to Onufri Publishing House!
Free Call +355-42-220-017
Terézia Mora

Terézia Mora

Terézia Mora u lind më 1971 në Sopron të Hungarisë dhe prej vitit 1990 jeton në Berlin. Ajo punon si shkrimtare dhe përkthyese nga hungarishtja dhe ka fituar shumë çmime. Krahas atij të Panairit të Lajpcigut për këtë roman, në vitin 2013 ajo fitoi Çmimin e Librit Gjerman për romanin “Das Ungeheuer”.

“Një epos polifonik në prozë, një lloj legjende bashkëkohore shenjtorësh para sfondit të luftës së Jugosllavisë dhe një skicë e çartur për turpin e të qenit në botë në momentin e gabuar”, argumenton juria e Çmimit të Panairit të Lajpcigut, e cila në vitin 2006 e shpalli këtë vepër romanin më të mirë të vitit.