Përshkrimi
“Kthimi i babait” është një përzgjedhje e tregimeve nga dy librat e mëparshëm të shkrimtarit Adil Olluri, si:
“Shumë rrugë dhe një rënie” (Parnas, Prishtinë, 2013) dhe
“Kthimi i profetit” (Armagedoni, Prishtinë, 2019).
Po ashtu, në të janë të përfshirë edhe dy tregime të shkruara viteve të fundit, si:
“Mjaullima” (i botuar në të përjavshmen për letërsi dhe kulturë “ExLibris”, 2023) dhe
“Legjenda për ditët e murtajës” (i botuar në revistën letrare prishtinase “Jeta e re”, 2023).
Nga përmbledhja “Shumë rrugë dhe një rënie” janë për- zgjedhur këto tregime:
“Kthimi i babait”,
“Vrasja e Talit”,
“Bartësi i shpirtrave të përzënë” dhe
“Panairi i ëndrrave”.
Ndërsa nga përmbledhja “Kthimi i profetit” janë përzgje- dhur këto tregime:
“Barku i balenës”,
“Transistori”,
“Plaku dhe tri fotografitë”,
“Tender për transport kufomash” dhe
“Kozmosi i një të ndryshmi”.