Shtegu i të verbërve

L1,000

nga Ndue Ukaj

Kategoritë: , SKU: 9789928824318 Etiketë:

Përshkrimi

Në mjegull nuk sheh asgjë, thoshte ndonjëri me tru më të kthjellët, atyre mëngjeseve të bukura, por zërat e tillë ngjanin si britma që i gllabëronte zhurmëria.
Mbizotëronte frikë e madhe, më e madhe se mjegulla dhe më e paqartë se vetë paqartësia, ndaj, njerëzit ngjisheshin me njëri-tjetrin e bëheshin tufë e tufa i asgjësonte njerëzit, emrat e mbiemrat e njerëzve nuk kishin më ndonjë kuptim, turma i shkrinte njerëzit në pjesëtarë të tufës, dhe në çaste të tilla, njerëzit nënshtroheshin lehtësisht, siç nënshtroheshin gjëja e gjallë.
Ku të gjeje kush ku është në këtë tufë, në të cilën, po të flisje për ndonjë ves shoqëror, ngjante sikur pëshpërisje në mes të një shtrëngate.
A ishte kjo një ëndërr e keqe a zhgjëndërr e trishtë?

Informacion shtesë

ISBN:

9789928824318

Nr. i faqeve:

152

Viti:

2024

Lidhja:

E butë