Përshkrimi
“Angjelina Gjeka është një poete nga qyteti i hijshëm i Lezhës. Poezia e saj sa e brishtë aq edhe e lidhur më tërhoqi vëmendjen para shumë vitesh. Këtë vëllim të sajin, që e kalova me kujdes në duart e mia, e pëlqeva veçanërisht për një kumt ndjenjash, në të cilat peizazhi i vendit dhe aroma e shpirtit të përzier me një lloj katetimi kristian transhendojnë krejt perceptimin. Melankolike, fine dhe po aq ndjesore, kjo poezi, që asnjëherë nuk largohet nga natyra rrethuese dhe filtri spiritual i peizazhit që ftillon ndjenjën, të lë një mbresë të kulluar dhe të thërret nëpër timbre të imëta të gjuhës me ngjyra krahinore, ku shtresa e dialektit i jep një shkëlqim zanor të mrekullueshëm shoqërizimit që kalon nëpër vargje.
I uroj krijimtari të mbarë autores që ia kushtoi intimitetin e saj spiritual poezisë përgjatë viteve”.
Mimoza Ahmeti