Ad infintium

L1,500

Kategoritë: , SKU: 9789928824608 Etiketë:

Përshkrimi

Te romani modern vërejmë se çdo njësi narrative ka një subjekt të dukshëm, subjekti i jashtëm, siç mund ta quajmë dhe përtej tij, a në themel të tij, fshihet ai që është subjekti i vërtetë i romanit. Kjo cilësi e teksteve të letërsisë së mirë mund të jetë e pranishme edhe në një poezi, ta zëmë në poezinë “Mbarim vjeshte” të Lasgush Poradecit. Në pamje të parë, edhe nga vetë titulli i kësaj poezie ngjan se kemi të bëjmë me një peizazh nga natyra. Në të vërtetë, siç e ka vërejtur edhe kritika (S. Hamiti), subjekti i vërtetë i saj është mërgimi, arratia e bukurisë dhe e fisnikërisë nga jeta dhe nga përditshmëria. Në një roman, për më tepër, një cilësi e tillë si dallimi i subjektit të vërtetë nga ai formal nuk është aq lehtë i rrokshëm. Kjo duket sidomos kur veprat e këtyre shkrimtarëve, dhe romane të Kadaresë, ekranizohen. Kineastët e cekët, duke ndjekur rrjedhën e subjektit formal, mbeten në sipërfaqe dhe e humbasin a i largohen pandreqshëm thelbit të veprës. Një procedim i tillë krijues, shtresëzimi shumësubjektor në një vepër unike, si te Kadareja, si te shumë shkrimtarë të shekullit të njëzetë, është në gjithë vazhdën e krijimtarisë së tyre.