Përshkrimi
Ha për të jetuar ofron një metodë tejet efikase dhe të vërtetuar shkencërisht për të humbur peshë shpejt. Çelësi i planit revolucionar gjashtë javor të Dr. Fuhrman-it është i thjeshtë:
shëndeti = vlera ushqyese / kalori
Kur raporti i vlerave ushqyese me kaloritë në ushqimet që hani është i lartë, atëherë do të humbni peshë. Sa më shumë ushqime me vlera të larta ushqyese të konsumoni, aq më pak trupi juaj do të kërkojë yndyrë, ëmbëlsira dhe ushqime të tjera me numër të lartë kalorish.
Ha për të jetuar do t’ju ndihmojë të jetoni më gjatë, të ulni varësinë nga mjekimet dhe të përmirësoni ndjeshëm shëndetin tuaj në tërësi. Do të ndryshojë mënyrën se si ushqeheni.
Ky version i përditësuar përfshin histori frymëzuese suksesi (me fotografi përpara dhe pas) të individëve që kanë humbur një peshë jashtëzakonisht të lartë dhe që janë shëruar prej sëmundjeve vdekjeprurëse; kërkime shkencore të fundit; receta dhe ide të reja për vakte; dhe plot njohuri të tjera. Me librin Ha për të jetuar, do të mund të humbni më shumë peshë nga ç’mendonit, njëherë e mirë.