Përshkrimi
“Katër përkthyesit” përshkruan prishjen që ndodhi më 1961 midis Shqipërisë së Enver Hoxhës dhe Bashkimit Sovjetik. Përmes dëshmive të pabotuara më parë dhe duke u mbështetur mbi një anketë të gjerë dhe shumë të saktë, ky tregim paraqet tablonë befasuese të një periudhe shumë të rëndësishme të historisë së komunizmit.
Përkthyesi dyshohet për tradhti: të sunduarit dyshojnë se ai është bashkëfajtor me sundimtarët dhe sundimtarët dyshojnë se ai bashkëpunon fshehurazi me ata që ata sundojnë. Nga të gjitha anët, përkthyesi akuzohet për mashtrim. Shumë shpejt, në një formë ose në një tjetër, atë e gjykojnë sipas sentencës së famshme italiane. Interpretin ose përkthyesin e kufizojnë brenda një suaze të pashmangshme: të përkthesh do të thotë të kthesh anasjellas dhe, më në fund, të shtrembërosh tekstin origjinal dhe, mundësisht, të rikrijosh prej tij një përmbajtje të pranueshme.
Problemi qëndron te fakti se duhet ditur për kë përkthen? Terxhumani orientohet drejt një rrugëdaljeje fatale sepse, jo rrallë, pas bisedimeve atë e flijojnë….