Këpuca e aktorit

L1,800

nga Visar Zhiti

Kategoritë: , SKU: 9789928354938 Etiketë:

Përshkrimi

Romani i ri “Këpuca e aktorit”, i shkrimtarit tonë, Visar Zhiti, me një shtrirje në tri epoka të historisë së Shqipërisë, është një sagë familjare, e populluar me personazhe fiksionale dhe reale, e përqendruar në lojën e teatrit, në kuptimin e drejtpërdrejtë apo metaforik, në skenë dhe jashtë saj. Romani është shkruar si një letër dashurie për familjen, kombin, jetën dhe ëndrrën.
Është një prozë muzikore dhe magjike: polifonike, me kontrapunkte, një heteroglossia, me larueshmëri zërash, regjistrash, stilesh, ligjërimesh dhe pikëpamjesh, plot dramatizëm, lirizëm dhe humor. Romani “Këpuca e aktorit” është një vepër historiko-psikologjike, që pasuron letërsinë tonë moderne.
Dr. Luan Topçiu

 

“Këpuca e aktorit” kthehet në personazh, lëviz mes skenave të secilës epokë, gati për të hyrë në historinë e radhës, të regjimit të radhës, hekakeqjes së radhës. Eksplorim i kohërave me anë të kësaj metafore, por mbi të gjitha, eksplorim i vetes, ecje brenda së shkuarës për të kuptuar në të tashmen si mund t’i qasemi së ardhmes, e bëjnë dhe vetë këpucën aktor. Ajo është këpuca e ecjes së Shqipërisë.
Andreas Dushi

Informacion shtesë

ISBN:

978-9928-354-93-8

Nr. i faqeve:

488