Misteri i kriptit të magjepsur

L1,000

nga Eduardo Mendoza

Një histori emocionuese krimi dhe misteri, por njëkohësisht edhe një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore.

Kategoritë: , SKU: 9789928354013 Etiketë:

Përshkrimi

Zhdukjet e mistershme të vajzave në kolegjin e motrave lazariste të San Gervasio-s janë pikënisja e aventurës detektiveske që ka si protagonist pacientin e një çmendine i cili, i detyruar të bëhet detektiv, për- fshihet në gjithfarë incidentesh prej të cilave ia del mbanë, duke e përmbushur misionin dhe duke zbuluar një farsë të ndërlikuar pasanikësh.

Shkrimi i Mendoza-s, i butë dhe i lëmuar, është një shembull i shkëlqyer i kërkimit letrar personal, i qëruar prej çdo mimetizmi i cili, pa i cenuar në një shikim të parë, thellohet te përmbysja e mënyrave tradicionale të tregimit dhe kësisoj arrin të hulumtojë si një detektiv i zoti. Një farsë tallëse dhe një satirë morale e shoqërore që i ka rrënjët më të thella te romani pikaresk dhe te modeli i Servantesit.

“Eduardo Mendoza është një nga shkrimtarët më të rëndësishëm bashkëkohorë të Spanjës.”
—The New York Times Book Review

“Jashtëzakonisht origjinal dhe me humor.”
—Guardian

 

Eduardo Mendoza, fitues i Çmimit Planeta në 2016 dhe i Çmimit Cervantes në 2016, është një nga shkrimtarët spanjollë më të mëdhenj të kohës sonë. Stili i tij i drejtpërdrejtë dhe spontan bazohet në arkaizma të cilat eksplorojnë nuancat më të përgjithshme të gjuhës sonë, shpeshherë duke shoqëruar historitë e personazheve të parëndësishme në një botë të keqkuptuar, ose në një shtet spanjoll të parë nga këndvështrime të ndryshme.

Informacion shtesë

ISBN:

978-9928-354-01-3

Përkthyes:

Bajram Karabolli