Përshkrimi
Ky roman është me ngjyra rozeblu, me shumë ndjenja të ëmbla, situata të buta, biseda me ton të ulët, në sfondin e një Shqipërie të egër, me shumë probleme. Këto situata sjellin dhe rrënimin e atmosferës së pritjeve… Të krijohet një gjendje e lehtë ankthi, madje e këndshme, si një bishë e re që fillon të gjuajë duke luajtur. Shqipëria luan me fatet e saj dhe gjithmonë humb. Merita e Ani Wilms-it është se në këtë gjëmë, në këtë humnerë, na çon vetëm në pritje të bukura…
Maks Velo
Gazeta “Koha jonë”, 28 dhjetor 2000