Nga ishulli i Diomedit do ta ngre këtë urë

L1,200

nga Mireille Clapot

Kategoritë: , SKU: 9789928261885 Etiketë:

Përshkrimi

Shkrimtarja që ëndërron të lidhë bashkë shpirtrat dhe trupat njerëzorë

Një shkrimtare franceze frymëzohet  nga legjendat ballkanike të murimit njerëzor, nga obsesioni ballkanik për të ndërtuar ura, sepse gjeografia nuk e ka krijuar botën për tu bashkuar.

I takoi njeriut të  rropatet për t’i ngritur, për të thyer prirjen fatale për armiqësi, për të ngritur ëndrra, për të njohur misterin e bregut tjetër, për të ushqyer tolerancën, për t’u rritur materialisht, shpirtërisht e kulturalisht.

Jeta e njeriut është një urë, është mesazhi i romanit metaforik, “Nga ishulli i Diomedit do të ngre këtë urë”.

Si një Sizif i kohëve moderne shkrimtarja franceze ëndërron të bashkojë shpirtrat dhe trupat njerëzorë përmes ndërtimit të urave,  që njeriu të kuptojë se të tjerët e bregut matanë janë të ngjashëm me ata të bregut karshi, se nuk ekziston vetëm një mënyrë jetese  dhe një mendim i vetëm universal.

Historia njerëzore, e veçanërisht ajo ballkanike është dhe historia  e urëndërtuesve  dhe njëherazi urëshkatërruesve, se jo rrallë herë, ka qenë vetë njeriu që  shembi fizikisht urat, ato kufitare, politike, materiale, shpirtërore e kulturore.

Por sa më shumë triumfojnë urëshkatërruesit, aq më shumë personazhet e këtij romani kërkojnë arsye të reja për të jetuar, aq më shumë ushqejnë  ëndrrat e tyre urëndërtuese.

Ylljet Aliçka

 

 

Mireille Clapot, deputete franceze e Lëvizjes “En Marche”, fort e angazhuar në komisionin parlamentar të punëve të jashtme dhe në grupin e miqësisë franko-shqiptare, por edhe shkrimtare, vjen për lexuesin shqiptar me romanin e saj të parë “Nga ishulli Diomed” si një tjetër urë komunikimi me Shqipërinë.

E pasionuar për mitet dhe legjendat Ballkanase të ngujimit dhe njohëse e mirë e romanit “Ura me tri harqe” e Ismail Kadaresë, autorja i zhvendos ato në ngushticën e Beringut, aty ku përballen Rusia dhe Amerika të ndara prej njëra-tjetrës nga ishulli Diomed. Në këtë hapësire aspak mikpritëse, ndodhen gjashtë persona të joshur nga premtimi se do të jenë të pranishëm në realizimin e një performance njerëzore dhe teknike : ndërtimin e urës lidhëse midis Rusisë dhe Amerikës e cila do të sjellë ndryshime revolucionare në lirinë e qarkullimit.  Por vështirësitë e këtij kantieri tejkalojnë parashikimet: gjashtë heronjtë detyrohen të marrin pjesë në këtë sfidë, duke dhuruar atë çfarë kanë më të thellë në veten e tyre.

Rrëfimi i romanit, ku ngjarjet ndërthuren me njëra tjetrën, të rrëmben në një intrigë e cila ka disa nivele leximin.  Në fund, lexuesi ndjehet i magjepsur nga universi utopik i romanit, veçanërisht i pasur me referenca kulturore dhe letrare.

Informacion shtesë

Përkthyes:

Xhimi Lazri

ISBN:

978-9928-261-88-5