Pikëllimi i Heronjve: Çrregullimi Bipolar

L1,000

nga Arlind Fazliu

Kategoritë: , SKU: 9789928391452 Etiketë:

Përshkrimi

Truri i njeriut, një univers i pafundmë, që peshon pak më shumë se një kilogram, rri i mbyllur brenda mureve kockore të kafkës në një errësirë absolute, por, përmes rrjetit të tij kompleks nervor të përbërë prej 40 trilionë neuronesh, krijon për ne një botë plot dritë e të mbushur me informacione ndijimore. Sidoqoftë, është pikërisht ky qark kompleks i rrjetit nervor që, po u çakordua, e bën trurin të ndjeshëm ndaj një sërë sëmundjesh dhe e shndërron atë, nga një mjet i të menduarit, në një mjet të vagave tekanjoze të çrregullimeve të ndryshme si dhe e detyron të bëhet dëshmitar i dhimbjes së vetvetes. E tillë është edhe sëmundja maniako-depresive, e njohur kohëve të fundit si “çrregullim bipolar”, e cila paraqet një prej problemeve mendore më të shpeshta dhe më serioze në botë: të paktën 46 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje. Sigurisht, ajo prek një numër të madh individësh edhe në Kosovë dhe Shqipëri.

 

*

Arlind Fazliu u lind në Kosovë dhe ka studiuar në Universitetin “Hasan Prishtina” (Kosovë), “Universität Vechta” (Gjermani), dhe “University of Maryland, College Park” (SHBA). Ai është fitues i bursës prestigjioze “Fulbright” dhe merret me studime ndërdisiplinare në neuropsikiatri, letërsi dhe gjuhësi. Arlindi njeh mjaft mirë disa gjuhë të huaja, si: anglisht, portugalisht, spanjisht, norvegjisht, gjermanisht, dhe latinisht. Ai është 26 vjeç dhe jeton e studion në SHBA.