Libri i bletës

L1,300

nga Besnik Mustafaj

Zgjodhi dhe paraqiti: Teuta Nunaj-Kortoçi

Kategoritë: , SKU: 9789928824271 Etiketa:

Përshkrimi

Ky libër është krejt i veçantë brenda suazës së veprës sime letrare dhe më vjen si dhuratë e çmuar nga Teuta Nunaj-Kortoçi, profesoreshë universiteti, të cilën e falënderoj përzemërsisht. Ajo pati idenë për të gjurmuar në fjalën time publike shqiptimet, të cilat premtonin të paraqiteshin më vete si aforizma dhe më kërkoi miratim. Duke njohur dashamirësinë e saj për shkrimet e mia, pranova menjëherë, por pa e përfytyruar punën e jashtëzakonshme që kjo zonjë e ditur po ndërmerrte. Ajo do të lexonte “me laps në dorë” mijëra faqe letërsi artistike, prozë e poezi, dhe po aq faqe, në mos më shumë, publicistikë, që unë kam botuar si libra apo në gazeta e revista të ndryshme gjatë dyzet viteve. Dhe jo vetëm kaq. Ajo do të gjente, me ndihmën e internetit, me qindra orë intervista në televizione e radio, që unë kam dhënë si shkrimtar e si politikan. Si doktore e vërtetë shkencash që është, zonja Nunaj-Kortoçi ka sjellë në fund të librit një listë shumë të gjatë me burimet ku i ka gjetur shprehjet apo vlerësimet e paraqitura këtu si aforizma. Si autor, kam pasur një fat të rrallë që vepra ime ra në duart e një studiueseje të tillë.
Kur profesoresha Nunaj-Kortoçi ma dërgoi lëndën, të organizuar edhe në kapituj tematikë, siç po i paraqitet lexuesit tashmë, i pari për t’u befasuar do të isha unë vetë. Kurrë nuk do ta kisha marrë me mend se në shkrimet e mia kishte aq shumë shprehje aforistike. Në vazhdim, mua më mbetej një ndërhyrje shumë specifike, të cilën e kreva me kënaqësi gjatë kësaj vere. Në zanafillë, shprehjet aforistike lidheshin me kontekste të caktuara, ku ishin thënë nga personazhet e mia apo edhe nga unë vetë si autor. Në shumë raste, ato kishin nevojë të rishkruheshin, për të fituar një autonomi nga kontekstet prej nga ishin shkëputur. Kjo punë do të kryhej doemos pa e cenuar përmbajtjen fillestare prej nga ishte nisur përzgjedhësja kur i kishte nxjerrë në pah. Në përfundim, ishte radha ime të merrja miratimin e profesoreshës Nunaj-Kortoçi.
Besnik Mustafaj

Informacion shtesë

ISBN:

9789928824271

Nr. i faqeve:

240

Viti:

2024

Lidhja:

E fortë