Përshkrimi
“Aksion Esti” provon edhe një herë nëpër mijëvjeçarët e helenizmit se potenca thelbësore e njeriut është potenca e mendimit të tij, potenca më e sigurt, potenca e ndjeshmërisë së tij dhe se arma më e aftë për të mbrojtur atdheun është kultura.
Me sigurinë e mençurisë së tij, Odiseas Elitis tregoi se sa e arsyeshme bëhet e pakuptueshmja po ta shikojmë me syrin energjik të fëmijës, sa të vlefshme janë elementet modeste të botës, sa shumë perëndia mund të ekzistojë brenda njeriut.
Iulita Iliopulu
Tek Elitis çdo dukuri merr vlera të reja, mbështjellë mes dy fjalëve: gjuhësore dhe poetike.
Gjeneza. Vuajtjet. Gloriozja. Janë tri shtylla që mbajnë gjithësinë elitiane. Elitis është një gjithësi e kompletuar, adhuron një hyjni, që duhet të quhet Elitohyjni. Unë i besoj Elitohyjnisë së metaforës, që shkatërron aritmetikën e thjeshtëzimeve vanitoze.
Këtu, fantazi onirike. Kozmogoni. Jetë e vdekje. Dashuri dhe diell.
Elitis është edhe plak filozof, edhe fëmijë i fantazisë së “Shegës së çmendur”, edhe mrekulli-vullkan i ishujve, zog motak dhe delfin vajzëror.
Niko Kacalidha