Hakmarrja e Kazanovës

8.00

nga Mira Meksi

Categories: , , SKU: 9789928261328 Tag:

Përshkrimi

Një ekspeditë historianësh të lashtësisë përndjekin misterin më të madh të jetës së Kazanovës, princit venecian të joshjes dhe njërit nga shkrimtarët më të mëdhenj të Rilindjes europiane. Zbulimi i tij trondit jo vetëm biografët e Kazanovës, por mbarë njerëzimin. Një tragjedi e padëgjuar pason…
Kujtimi i ardhur befas nga fëmijëria zbulon një dashuri të pathënë dhe një krim të vjetër pasioni.
E fshehta e dashurisë së përjetshme ndodhet në Malin e shpirtrave në një qytet legjendash në Spanjë
Deri ku shkon lidhja që krijohet mes shkrimtarit të madh dhe lexuesit të tij?
Mikja e zemrës kthehet nga vdekja për të shprehur një mirënjohje vrastare.
Në ujërat e pasqyrave të moçme veneciane me cipë mërkuri vallëzohet flamenko me taka metalike.

Mira Meksi vazhdon ta mbajë të mbërthyer lexuesin në magjinë e novelave dhe tregimeve të saj në librin “Hakmarrja e Kazanovës”.

Informacion shtesë

ISBN:

978-9928-261-32-8

Libërlidhja:

E butë

Nr. i faqeve:

208