Barleti i hershëm

L2,500

nga Lucia Nadin dhe Aurel Plasari

Kategori: SKU: 9789928354884 Etiketa:

Përshkrimi

Me këtë punim dhe botimin anastatik të dorëshkrimit në fjalë kurorëzohet me sukses
faza nistore e një projekti studimi të cilit, sikurse do të kuptohet, i është dashur të kapërcejë jo pak vështirësi para se të mbërrijë këtë arritje me vlerë të veçantë shkencore. Nga kjo pikëpamje, nëse nuk është e tepërt të saktësohet që suksesi i kërkimit nuk ka qenë aspak i rastit, është me vend të vihet në dukje, nga ana tjetër, se ai duhet të konsiderohet si përfundimi fatlum i një rrugëtimi të gjatë e të mundimshëm, në shtratin e të cilit puqen së toku hulumtimet erudito-bibliografike të kryera në mënyrë të pavarur nga dy protagonistët e shquar të zbulimit. Aftësitë dhe kompetencat e tyre, jo të zakonshme e madje mjaft të vlerësuara, si dhe njohja e tyre solide e temave dhe problemeve kryesore historiografike të periudhës më të trazuar të historisë civile dhe kulturore shqiptare, ofrojnë një provë të mëtejshme në të mirë të sukseseve që studimet albanologjike, nëse përsëriten në bazë të këtij modeli, do të ishte e dëshirueshme të arrijnë në të ardhmen.
Matteo Mandalà