Duartrokitësit

L900

nga Bashkim Hoxha

Kategori: SKU: 9789928313744 Etiketë:

Përshkrimi

Është një libër mbizotëruar nga një sarkazëm mjeshtërore dhe nga një melankoli inteligjente dhe e ndjerë poetike. Romani lexohet me lehtësi, sepse është shkruar natyrshëm dhe nga një autor me përvojë. Herë-herë dalloj prozatorin që ka përvojën e një skenaristi të regjur dhe herë të tjera më shfaqet poeti i mençur e i matur. I gjithë romani është strukturuar me kujdes, proporcionalisht dhe me mençuri. Është si një elegji sarkastike e brezit kuturu, apo KU-TU-RU, siç thuhet diku në roman.
—Rudolf Marku, Poet Laureat
“Duartrokitësit” është një roman për mashtrimin, zhgënjimin dhe shpresat e thyera. Një roman që flet me zërin e kohës, me zërin e njeriut të sotëm shqiptar. Autori i tij, shkrimtari i njohur Bashkim Hoxha, ka krijuar një rrëfim që më tronditi me të ndodhurat dhe krajatat e personazheve të tij, të cilët më morën për dore dhe më dërguan në rrugët e tyre të dëshpërimit dhe hekakeqësisë së të rinjve të sotëm shqiptarë. Me t’u futur në rrugën e Klajdit dhe Jonës, dy personazheve kryesore të  këtij romani, bashkëndjeva me ecejaket e tyre të pashpresa dhe gjatë leximit e pyeta veten: “A jemi të tillë ne shqiptarët e shekullit të ri? Mos vallë njëmendësisht jemi degdisur kaq keq në honet e marrëzisë, saqë i duartrokasim secilit mashtrim që na serviret?”
Përpos rrëfimit për Klajdin, që është boshti i këtij romani, edhe rrëfimi për Jonën është rrëqethës. Fati i tyre është fat i të rinjve të sotëm në Tiranë, Prishtinë, Tetovë e qytete të tjera shqiptare. Mund ta them se Bashkim Hoxha është një Migjen, i ardhur mes nesh nga njëqindvjeçari i kaluar, për të rrëfyer për të bijtë dhe bijat e shekullit të ri.
“Duartrokitësit” është një rrëfim të cilin do të doja ta shkruaja.
—Adil Olluri, shkrimtar