Qorrfermani

6.50

Ismail Kadare

Categories: , SKU: 9789928164100 Tag:

Përshkrimi

“Qorrfermani”, shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela “Ëndërr mashtruese”, më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë. Si vëllim më vete pa dritën në vitin 1999. Për të nuk është shkruar asnjë artikull. Thua se kemi të bëjmë me një fëmijë qorr, ndër shumë fëmijë të autorit. Si të thuash, me një roman qorr apo me një qorrroman (çka edhe si fjalëformim do të ishte i papranueshëm, se përmban tri “r” radhazi). Kurse, në të vërtetë, për nga vlerat ai rri denjësisht bri krijimeve më të mira të këtij autori. Sado që titullohet “Qorrferman”, sado që në faqet e tij flitet për të verbuar, romani hedh një shkëlqim që të verbon sytë. Ai ka shumë dritë brenda atij mikrokozmosi të errët që përshkruhet aty. Pa u futur në histori e në politikë, në ideologji e në psikologji, të bësh temë krijimi “sytë”, “dritën”, “verbimin” do të thotë të prekësh një nga pjesët më të çmueshme të qenies njerëzore. Jo rastësisht në popull betimet më të besueshme lidhen me sytë: “Për sytë e ballit!”, “Më plaçin sytë!”, “Për këta sy që kam në ballë!” etj., ashtu si dhe mallkimet më të nëmura lidhen me sytë: “I zëntë sytë buka!”, “Të plaçin sytë!” etj.